Futboll

Nuhiu: E lamë shpirtin në fushë për të marrë këtë fitore

Drita fitoi kryendeshjen ndaj Gjilanit me shifrat 2:0 në një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se ndeshja u fitua me plot meritë.

“Sot pamë një ndeshje të Superligës, pati gjithçka, raste, shtylla dhe fituam ndeshjen me plotë meritë. Ishim të kujdesshëm me topa të lartë, i kemi mbyllur mirë, na kanë rrezikuar me shtyllat nga goditjet standarde, krijuam dhe në pjesën e parë”, u shpreh ai.

Çunat besuan dhe lanë shpirtin në fushë për të marrë këtë fitore. Tifozët bënë spektakël në tribuna”, tha pas ndeshjes Nuhiu për “Supersport”.

You Might Also Like