Futboll

Nuhiu: Fitore e rëndësishme para ndeshjes me Prishtinën

“Më vjen mirë për fitoren, uroj futbollistët. Dua të mbajë periudhën e mirë që kemi, dhe e di që na pret një ndeshje e vështirë të dielën”, tha fillimisht Nuhiu që foli edhe për lëndimin e Kastriot Rexhës dhe mungesën e Liridon Lecit.

Lëndimi i Rexhës? “Me Rexhën nuk kam biseduar dhe nuk di çfarë të them”.

Mungesa e Lecit? “Vendimi për mos aktivizim sot është marr nga kryesia, ai sot nuk ishte në plane dhe shpresojë të merret vendim sa më parë nga klubi për të”.

Drita vazhdon të kryesojë renditjen tabelare në Superligën e Kosovës me 64 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë dhe gjashtë më shumë se Gjilani që ndodhet i treti.

You Might Also Like