Futboll

Nuhiu: Futbollistët treguan karakter dhe u rikthyen në momentet e duhura

Kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu u shpreh i lumtur me fitoren e arritur kundër Ferizajt derisa për këtë u dha merita futbollistëve të tij.

“Kishim gjithçka nën kontrollë që nga pjesa e parë e lojës. Në pjesën e parë të lojës krijuam pak raste, ndoshta ndikoi edhe disfata e fundit dhe ndeshja e radhës ishte afër. Futbollistët treguan karakter dhe u rikthyen në momentet e duhura, me ç’rast dua ti përgëzoj për këtë”, deklaroi Ardian Nuhiu para mediave.

 

You Might Also Like