Futboll

Nuhiu: Gradualisht ndërtuam lojën dhe kjo solli rezultat

 

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës së Gjilanit është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur këtë të shtunë ndaj Lirisë së Prizrenit me rezultat 2:0.

Ai bëri dy zëvendësime të qëlluara në pjesëlojën e dytë, të cilat i sollën fitoren.

“Në pjesën e dytë u futëm më të qetë, gradualisht ndërtuam lojën dhe erdhën golat, andaj fituam me plot meritë. Kisha dy futbollistë që u lodhën dhe kishim lojtar të freskët për t’i futur në lojë. Gjithmonë e përgatis ekipin varësisht nga kundërshtari. Të dy futbollistët gjatë javës kanë punuar shumë dhe në fund shënuan. Çdo ndeshje do t’a luajmë për të marrë maksimumin, kurse nuk mendojmë për barazhin”, ka thënë Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës.

You Might Also Like