Futboll

Nuhiu: Me rëndësi ishte t’i fitojmë tri pikë

Deklaruan pas ndeshjes Drita – Llapi

Ardijan Nuhiu, kryetrajner i Dritës

“që në fillim e kemi ditur se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndeshje e luftuar, andaj një bravo e madhe për lojtarët tanë. Edhe fusha po na vështirëson shumë që të bëjmë lojën e duhur. Më vije mirë që shfrytëzuam një pakujdesi të kundërshtarit dhe morëm tri pikë që janë të rëndësishme për vazhdimësinë  e kampionatit. Hasëm në një kundërshtar shumë të fortë, i cili na vuri në vështirësi, u mbrojt mirë dhe në pjesën e dytë mundëm më herët ta kryejmë ndeshjen. U fokusuam tek Llapi e në ditët në vijim do t’a studiojmë kundërshtarin e radhës – Ballkanin, me të cilin do të luajmë në ndeshjen e radhës”.

 

You Might Also Like