Futboll

Nuhiu: Më vjen mirë që nuk e kemi nënvlerësuar aspak kundërshtarin

“Më vjen mirë që nuk e kemi nënvlerësuar aspak kundërshtarin dhe ndeshjes iu qasëm me një seriozitet shumë të lartë. Realizuam dy gola të shpejtë, teksa më pas tentuam ta menaxhonim ndeshjen. Pranuam një gol në pjesën e dytë nga pakujdesia, por u rikthyem menjëherë duke realizuar edhe golin e tretë”

“Nuk jemi në presion në asnjë moment, kemi zhvilluar ndeshje të mira edhe në të kaluarën edhe pse kemi humbur. Tash jemi disi më të qetë dhe po përgatitemi për ndeshjet e radhës”, tha Nuhiu për ‘Art Sport’.

You Might Also Like