Futboll

Nuhiu: Mirë e menaxhuam ndeshjen

“Nuk do të ketë fitore të lehta dhe këtë u’a kam thënë edhe futbollistëve. E rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen, pas pauzës së gjatë për shkak të pandemisë. Na mungoi goli i rehatisë, por futbollistët dhanë maksimumin dhe me meritë e fituan ndeshjen”, deklaroi fillimisht Ardian Nuhiu.

“Skuadra reagoi mirë dhe kjo ishte me rëndësi. Ritmi ndoshta nuk ishte në nivelin më të lartë, por është e kuptueshme. Tani na mbetet për t’u përgatitur për ndeshjet e radhës”, përfundoi Nuhiu.

You Might Also Like