Futboll

Nuhiu: Nuk arritëm t’a imponojmë lojën tonë

Ardijan Nuhiu, kryetrajner i Dritës deklaroi pas ndeshjes me Drenicën:

“E kemi ditur se do të jetë kjo një ndeshje e vështirë, sikurse që e vështirë do të jetë çdo ndeshje deri në fund, ngase kampionati është i tillë, ku ka skuadra që luftojnë për titull kampioni dhe skuadra për mbijetesë. Ne lejuam që kundërshtari të na imponojë lojën e tyre dhe jo që ne ta imponojmë lojën tonë, nuk ishim mjaftueshëm aktivë në zonën e kundërshtarit, sidomos në zonën e parë. Ishim kërkues, ndoshta me pak fat edhe do të mund t’a fitonim ndeshjen në fund, kurse pësuam nga pakujdesia, por jo që na rrezikuan shumë. Nuk dua të justifikohem, por mungesat në përbërje janë evidente. Në çdo ndeshje na mungon ndonjë futbollistë, andaj jemi të detyruar të bëjmë ndryshime. Dhamë maksimumin, por morëm vetëm një pikë”.

You Might Also Like