Futboll

Nuhiu: Nuk ka ndeshje të lehtë

Ardian Nuhiu pas përfundimit të ndeshjes Drita – Dukagjini tha:

“Kjo është bukuria e futbollit. Sa herë mendohet se këto ndeshje janë të lehta, edhe pse nuk e morëm të lehtë, del e kundërta. Krijuam shumë raste, bravo i qoftë portierit të tyre (Muhaxhiri) që e mbajti skuadrën në lojë. Nuk u dorëzuan për asnjë moment”, deklaroi Nuhiu.

Më pas tekniku i skuadrës gjilanase foli edhe për duelin e radhës, të cilin skuadra e tij e zhvillon në vikend ndaj KF Feronikelit.

“Kthehen të gjithë për ndeshjen e radhës ndaj Feronikelit. Kur je i kompletuar është më mirë, sepse mund të bësh kombinime. Për Feronikelin e dimë që është kampioni aktual, tani janë me trajner të ri dhe do të përgatitemi për të bërë një ndeshje të mirë”, përfundoi Nuhiu.

You Might Also Like