Futboll

Nuhiu: Trepikësh shumë i rëndësishëm

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Drites, Ardian Nuhiu, i cili tha se këto tre pikë janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

“Një tre pikësh shumë i rëndësishëm në këtë moment për vazhdimësinë e kampionatit. Një ndeshje e luftuar, po shohim një Arbëri (kockë e fortë), cdo ndeshje duhet të luftohet. Ishte e vështirë të qarkullonim topin dhe të lëviznim topin, krijuam disa raste dhe më vjen keq që nuk e mbyllem ndeshjen më herët.

“Drita gjithmonë kërkon më tepër, duhet të vazhdohet në këtë mënyrë. Po shohim një kampionat shumë të fortë me dhjetë ekipe, nuk ka ndeshje të lehte, duhet të luftohet qoftë edhe me ekipet që janë poshtë tabelës”, tha Nuhiu.

You Might Also Like