OPINION

Nuk mundet që puna e njejtë të paguhet ndryshe

Arben Mehmeti

Nga projektligjet që janë në procedura parlamentare për aprovim,Ligji i pagave,zyrtarëve publik dhe administraten shtetërore,vërehet se kemi të bëjmë me marrje të kompetencave të nivelit komunal nga niveli qendror dhe poashtu degradim të shërbyesve civil në nivel komunal duke përfshi edhe pagë të ndryshme(më të vogël) për punë të njejtë vetëm se janë punëtor të komunave.

Në këtë proces urgjentishtë duhët të përfshihen sindikatat që të arsyetojnë pagesën e anëtarsisë,asociacioni i komunave dhe së fundi deputetët që kanë obligim të kujdesen edhe për interesat e shërbyesve civil e jo vetëm të atyre në nivelin qendror.

Nuk mundet që puna e njejtë të paguhet ndryshe dhe at sipas niveleve.

Nuk mundet që punëtorët e komunave të pezullohen si rezultat i ngritjes së aktakuzave,e për të nivelit qendror duke përfshi zyrtar, zyrtar të lartë, deputet e ministra të mos vlej ky rregull.

Nuk duhet të ketë pezullim pa pasë vendime të formës së prerë të gjykatave.

Nuk do të duhej të ju ndërprehet mardhënia e punës shërbyesve civil pa pasur vendime gjyqësore të formës së prerë dhe at së paku denimi të jetë 1 vit efektiv me burg,dhe për vepra që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare apo korrupsion.

Deputetët e kuvendit duhët të kenë të qartë edhe pse janë në nivel qendror me shërbim kanë obligim edhe për ata që mundësojnë këtë rrugëtim të tyre për qendër.

You Might Also Like