KRONIKË E ZEZË

Nuk zbatuan masat, u arrestuan

Policia e Kosovës gjatë punëve operative në teren , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 08 prill 2020 deri me 14 prill 2020, në raste të ndara ka ndalur në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit gjithsejtë tridhjetë e tetë (38) persona duke mos e përfill vendimin e qeverisë. Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes. Këta persona intervistohen në bazë të procedurave ligjore, rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.

You Might Also Like