KRONIKË E ZEZË

Nxënësi theret me thikë

Një nxënës është therur me thikë, kurse policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si vrasje në tentativë.

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, tha se Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan është njoftuar nga operativa Rajonale se ka ndodhur një rast “therrje me thikë” në Stacionin e Autobusave në Gjilan, ku një person është sulmuar me mjet të mprehët dhe gjendet në qendrën emergjente në spitalit rajonal në Gjilan, sipas informatave të para gjendja e viktimës nuk është në rrezik për jetë dhe aty gjendet edhe një njësit i patrollës policore.

Njësit hetuese dhe krimëteknika Rajonale i janë përgjigjur rastit, ku fillimisht është njoftuar Prokurori i shtetit i cili edhe ka dalë në vendin e ngjarjes, aty janë takuar njësitet patrollues dhe dëshmitar okular.

Nga ana e njësisë së krimëteknikës është procesuar vendi i ngjarjes.

Në ndërkohë në stacionin policor në Gjilan është lajmëruar i dyshuari, shtetas i Kosovës i cili edhe e ka dorëzuar mjetin e mprehët (thikën) me të cilin dyshohet se e ka kryer veprën.

Gjatë intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës te i njëjti janë gjetë prova të qëndrushme se ai e ka kryer veprën në fjalë.

Motivi i incidentit besohet të jenë mosmarrveshjket në mes tyre dhe se që të dy ishin nxënës në Shkollën e Mesme të mjekësisë ,,Asllan Elezi” në Gjilan. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në qendrën e paraburgimit për 48 orë, për veprën penale “Vrasje në Tentativë”. Në lidhje me rastin hetimet janë në vazhdim.

 

You Might Also Like