Shëndeti

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Vitisë dhuruan gjak

Një numër i nxënësve dhe personelit të shkollës së mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, i janë përgjigjur aksionit për dhurim të gjakut, që u zhvillua sot nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut-Prishtinë.

Përgjigjja vullnetare e nxënësve, personelit por edhe të qytetarëve të tjerë, ka qenë e kënaqshme, andaj edhe si aksion është vlerësuar i suksesshëm. Drejtori i kësaj shkolle Nijazi Lutfiu, është shprehur se gatishmëria e nxënësve , mësimdhënësve, si dhe qytetarëve që i janë bashkangjitur aksionit, ka dëshmuar gatishmërinë për të ndihmuar ata qytetarë që mund të kenë nevojë për gjak.

“Të gjithë këta vullnetarë, dëshmuan se me dhurimin e gjakut e ndihmojnë veten, por edhe këdo tjetër që do të ketë nevojë për gjak. Edhe një herë u konfirmua një vetëdijesim i lartë qytetarë dhe një kulturë që dëshmon të kuptuarit e tyre për rolin e dhënies së gjakut”, ka thënë drejtori Lutfiu. Aziz Zuka

You Might Also Like