SPORTI

Nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” të parët në garat rajonale në futboll që organizohen në kuadër të sportit shkollor

Kështu, ekipi i vajzave që është drejtuar nga pedagogu i kulturës fizike, Blerim Shala dhe ndihmëstrajneri Adem Adiler, fillimisht në garat komunale ka ngadhënjyer ndaj ekipit të Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” edhe atë pas ekzekutimit të penaltive, për të vazhduar më pas në garat rajonale ku ka qenë pa konkurrencë, duke shënuar dy fitore, ndaj ekipit nga Kamenica me rezultat të thellë 8:0 e më pas mundën edhe ekipin nga Pozharani me rezultat edhe më të thellë 10:0.

Edhe ekipi i meshkujve është stolisur me vendin e parë, pasi që në garat komunale ka ngadhënjyer me rezultat 3:1 në ballafaqim me Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”.

Në garat rajonale është mposhtur Shkolla Ekonomike e Kamenicës me rezultat të thellë 6:0 e më pas edhe shkolla e Pozharanit me rezultat të ngushtë 3:2.

Ekipi i femrave dhe ai i meshkujve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” do ta përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane që do të mbahen më vonë.

Për këtë sukses të arritur, drejtori i Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka organizuar një pritje për trajnerin Blerim Shala dhe lojtarët, duke i përgëzuar ata për suksesin e arritur dhe duke u dhënë përkrahje për garat e mëtejme.

You Might Also Like