Gjilan

Nxënësit shprehin interesim rreth funksionimit të sistemit të drejtësisë

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur të premten disa nxënës të Shollës Mesme “Kongresi i Manastirit” të fshatit Pozhoran të Vitisë, të cilëve u ka prezantuar strukturën, kompetencat dhe juridiksionin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Më pas është diskutuar rreth një procesi gjyqësor, ku në panel kanë qenë edhe prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Agron Uka dhe avokatja, Fjolla Ukshini, të cilët kanë njoftuar nxënësit rreth procedurave.

Nxënësit kanë shprehur një interesim të madh rreth zhvillimit të një procesi gjyqësor, duke marr përgjigje nga panelistët.

Ky diskutim i nxënësve me udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë është organizuar nga Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR).

You Might Also Like