Gjilan

OJQ-të, LETËR E HAPUR drejtuar kryetarit Lutfi Haziri

LETËR E HAPUR Gjilan, 10 nëntor, 2017 Drejtuar: Kryetarit, z. Lutfi Haziri dhe Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Organizatat e shoqërisë civile në Gjilan KCIC, KAND, ANP, CHANGE – KARTONI i KUQ, VARG E VI, LANSDOWNE, e kanë pritur me shqetësim veprimin e Komunës së Gjilanit për mos konsultimin e qytetarëve rreth vend lokacioneve të monumenteve në hapësirat publike, si dhe mos gatishmërisë së saj për të dëshmuar dhe prezantuar vendimet e marra nga Kuvendi përkitazi me këtë. Gjatë këtij procesi, Komuna e Gjilanit fare nuk është konsultuar me publikun rreth zhvendosjes së monumentit të lartcekur e as nuk ka ndonjë evidencë të procesverbaleve lidhur me konsultimet e mbajtura; Komuna e Gjilanit nuk ka qenë e gatshme të ofroj dëshmi për mbajtjen e procesverbaleve gjatë procesit të vlerësimit që i ka bërë Komisioni për Monumente rreth përcaktimit të lokacioneve; Komuna e Gjilanit ka dështuar të dëshmoj se Kuvendi Komunal ka marr vendim për dhënien e pëlqimit rreth zhvendosjes së lokacionit të monumentit; Komuna e Gjilanit nuk ka publikuar informacione dhe nuk ka dhënë detaje për mënyrën e financimit të monumenteve; Komuna e Gjilanit nuk ka qenë e gatshme të ofroj dëshmi për posedimin e lejes për zhvendosjen e këtij monumenti; Po ashtu, komuna e Gjilanit nuk ka publikuar në ueb faqen e saj vendimet e marra sikurse edhe procesverbalet prej këtij procesi; Komuna ka ofruar qasje të pjesshme në informata dhe në dokumente publike si dhe ka dështuar të informoj publikun me kohën në këtë proces. Ne vlerësojmë se debati i ngritur si shprehje e pakënaqësisë për veprimin e Komunës, rreth mënyrës së zhvendosjes së monumentit, ndryshe të njohur nga publiku si “Ushtari i panjohur”, pavarësisht historikut të saj, dhe kërkesës që e njëjta të kthehet në vendin ku ka qenë, është legjitime. Si e tillë, kërkojmë të trajtohet seriozisht Methenolone Enanthate buy nga institucionet Komunale. Diskutimet duhet të mirëpriten nga Komuna. Derisa, komunikimi duhet të bazohet mbi argumente rreth adresimit të nevojave të komuniteteve dhe kurrsesi mbi gjuhën e nxitjes së urrejtjes. Rrjedhimisht, Komuna duhet të konsultoj dhe komunikoj me publikun, të përfshijë sugjerimet në vendime dhe të zbatoj të gjitha procedurat e parapara. Bazuar në Statutin e Komunës nr. 016-126211, Rregulloren për Transparencë si dhe Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vendosjes së Monumenteve në Gjilan, përkundër kërkesave për informacione sqaruese drejtuar institucioneve rreth mënyrës së zhvendosjes së lokacionit të monumentit të lartcekur, e njëjta nuk është bërë në përputhje dhe harmoni me procedurat e parapara dhe se janë evidentuar shkelje të dispozitave. Prandaj, ne si organizata të shoqërisë civile kërkojmë nga institucionet e lartpërmendura të shqyrtojnë situatën e krijuar. *** Më poshtë, janë dhënë dispozitat si pjesë përbërëse të çështjes në fjalë: Statuti i Komunës: 1. Neni 15.1. – Komuna duhet ta konsultojë publikun në mënyrë që t`i sigurojë, se vendimet e marruara janë të bazuara fuqishëm në fakte dhe që janë marrë parasysh pikëpamjet dhe përvojat e qytetarëve, si dhe që janë përdorur mundësitë e reja dhe kreative para marrjes së vendimit dhe që të gjitha vendimet e propozuara mund të zbatohen efektivisht në praktikë; 2. Neni 15.2. – Komuna gjithashtu duhet t’i sigurojë qytetarët, që të kenë mundësi ta shprehin mendimin e tyre paraprakisht para se vendimi të aprovohet në Kuvendin Komunal, e që vendimi domosdoshmërish duhet të ketë mbështetjen nga qytetarët në fazën e implementimit; 3. Neni 18. – Në secilin rast duhet të jepet një arsyetim për mbajtjen e konsultave me publikun. Mënyra e cila shfrytëzohet për mbajtjen e konsultave me publikun, duhet të publikohet 14 ditë përpara dhe duhet të lejohet kohë e duhur për përgatitjen e prezantimeve. Rezultatet e konsultimeve duhet të merren parasysh dhe duhet të bëhen publike para se të merret vendimi; 4. Neni 19. – Të gjitha komunikimet në lidhje me konsultimet duhet të jenë të qarta dhe duhet të përfshijnë të gjitha informatat e nevojshme për t’i lehtësuar përgjigjet. Një dokument konsultues, duhet të përfshijë një përmbledhje prej së paku dy faqesh të çështjeve dhe të pyetjeve kryesore për të cilat janë kërkuar mendimet e tyre, do të jetë më e lehtë për lexuesit të përgjigjen, të kontaktojnë apo të ankohen; 5. Neni 27. – Për çdo takim publik mbahet procesverbali i cili duhet të ruhet me të gjitha informatat e hollësishme që jepen për komunë, si dhe të gjitha propozimet e bëra nga pjesëmarrësit e takimit publik dhe përgjigjet që janë dhënë ne pyetjet e bëra. Një kopje e të gjitha përgjigjeve të dhëna me shkrim, në ndonjë datë të mëvonshme duhet t’i bashkëngjiten procesverbalit të takimit; Rregullorja për transparencë në Komunën e Gjilanit 1. Neni 4.1. – Të gjitha rregulloret, vendimet dhe aktet tjetra të Kuvendit të Komunës, publikimi i të cilave nuk është i kufizuar nga legjislacioni në fuqi për qasjen në dokumentet zyrtare bëhen publike një javë pas mbledhjes në të cilën janë marrë vendimet; 2. Neni 7.1. – Në Pajtim me nenin 15 të statutit të Komunës, aktet normative të Komunës ose të organeve tjera të komunës, përfshirë rregulloret dhe vendimet, i nënshtrohen diskutimit publik para miratimit. Rregullorja për Procedurat dhe Kriteret e Vendosjes së Përmendoreve, Shtatoreve, Busteve dhe Simboleve 1. Neni 2.2. – Kuvendi i Komunës përmes Komisionit të Përhershëm të Komunës bënë përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave për vendosjen përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve të vendosura në hapësirat publike; 2. Neni 3.1.5. – Të ketë leje urbanistike nga organi kompetent komunal; 3. Neni 3.1.6. – Të ketë vendim nga ana e KK-së për dhënien e pëlqimit; 4. Neni 14. – Zhvendosja e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve nga lokacioni ekzistues në një lokacion tjetër, mund të bëhet vetëm me vendim të Kuvendit të Komunës, sipas iniciativës të paraqitur në pajtim me këtë rregullore të arsyetuar mirë dhe pasi që e njëjta të ketë kaluar në fazat e shqyrtimit dhe diskutimit publik.

OJQ KCIC ______________________

OJQ KAND ______________________

OJQ ANP ______________________

CHANGE (Kartoni i kuq) ______________________

VARG E VI ______________________

LANSDOWNE ______________________

You Might Also Like