Futboll

Oltion Bilalli transferohet në Turqi, nënshkruan me Balikesirspor

Oltion Bilalli është njëri nga prodhimet e fundit të futbollit kosovar. Sulmuesi i talentuar i Gjilanit ka firmosur kontratë profesionale me klubin turk Balikesirspor, shkruan Gazetasheshi.com.

Balikesirspor që bën gara në rangun e dytë të futbollit turk e ka prezantuar sot Bilallin si përforcimin më të ri të skuadrës.

“Ne po ndërtojmë të ardhmen e klubit tonë. Ne ndjekim të rinjtë që do të shërbejnë për skuadrën tonë për shumë vite dhe do ta forcojmë skuadrën A në edicionin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Baliskesirspor.

You Might Also Like