Viti

Organizohet diskutimi publik rreth Rregullorës së re komunale për taksa,ngarkesa dhe gjoba dhe për Tatimin në pronë 

 

Në Viti sot janë mbajtur diskutimet publike për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba dhe të Rregullores për Tatimin në Pronë për vitin 2020.

 

Prezantimi i këtyre Propozim Rregulloreve është bërë nga Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama si dhe nga Përgjegjësi i Sektorit të Tatimit në Pronë, Mifail Azizi.

 

Drejtori Rama potencoi se këto dy rregullore janë shumë të rëndësishme pasi që sipas tij përmes saj bëhet inkasimi i taksave komunale duke kontribuar drejtpërdrejtë në buxhetin komunal.

 

A shtoj se taksat për bizneset që operojnë në Komunën e Vitisë, do të mbesin të ngrira edhe për vitin në vijim me qëllim që të ndihmohet sektori i biznesit në këtë komunë. Ndërkaq gjatë këtij diskutimi publik kanë marrë pjesë qytetarë të komunës së Vitisë por edhe me zyrtarët komunal të cilët punojnë në drejtoritë e ndryshme komunale  të pranishmit kanë dhënë propozime të ndryshme për dhe u  u kërkua që të shikohen mundësitë që nga Tatimi në Pronë të lirohen familjet e dëshmorëve.Aziz Zuka

You Might Also Like