Viti

Pacolli garanton rritje ekonomike

Viti- 28 maj – “Qeverisja e AKR-së dhe LDK se do të jetë qeverisje e zhvillimit ekonomik, ne do t’i mbështesim idetë e rinisë dhe do t’i implementojmë ato. Këtë dinamizëm të rinisë nuk do ta zbehim, por do ta forcojmë”, ka thënë numri një i AKR-së. Presidenti Pacolli foli edhe për indiferencën e institucioneve ndaj higjienës së përgjithshme publike dhe keqtrajtimit të natyrës dhe ambientit në Kosovë.

“Lumenjtë dalin nga shtrati, ndoten dhe pastaj rrugës depërtojnë nëpër toka pjellore dhe helmojnë çdo gjë”. Ai ka thënë se është për tu frikësuar se në çfarë norme është rritur përqindja e njerëzve të infektuar me sëmundje ngjitëse, ndërsa të gjitha këto sipas tij, vijnë si pasojë e moskujdesit për ambientin ku jetojmë.

“Ne bashkë me ju qytetarë, do ta kthejmë Kosovën në binarë dhe do t’ia japim shtytjen e duhur që i duhet për të ecur me hapin e kohës. Ne kemi dëshmuar që mund ti ndryshojmë gjërat dhe këtë do ta bëjmë”, ka thënë ndër të tjera lideri I “ Aleancës Kosova e Re”.

Ai më pas i ka ftuar në skenë kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, për të cilët është zotuar se do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës dhe se do t’i përfaqësojnë ata me dinjitet.

Në prani të qindra simpatizantëve dhe përkrahësve të partisë, dega e Aleancës Kosova e Re në Viti, ka organizuar sot një tubim me qytetarë ku mori pjesë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli si dhe kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës; Mimoza Ibishi, Labinot Tahiri, Albena Reshitaj, Korab Sejdiu, Vesel Makolli, Sami Borovci, Arta Haxhaj, Ismet Hajdini, Mirlinda Sopi, Mirlinde Gashi, Neshat Asllani, Refiqe Ternava e Satmifer Kryeziu.

Takimin e hapi Kryetari i degës se AKR se ne Viti, Besim Imeri, i cili duke i përshëndetur të pranishmit, foli për problemet e ndryshme të qytetatrëve të Komunës së Vitisë. Duke u fokusuar në pasuritë natyrore dhe potencialin e pashfrytëzuar bujqësor të kësaj Komune, ai tha se Vitia tani me shume se asnjëherë më parë, ka nevojë për një qeverisje efektive.

Më pas në skenë doli Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili u prit me brohoritje nga qytetarët e shumtë të pranishëm në këtë tubim. Në fjalën e tij para vitiasve, Presidenti Pacolli u fokusua në pikat Programore të AKR-së dhe plan-programin qeverisës, i cili garanton punësim dhe investime të mëdha. Ai ka thënë se rritja ekonomike që do ta mundësojë koalicioni qeverisës mes AKR-së dhe LDK-së, që nga viti i dytë i mandatit, do të jetë mbi 8 %.

“Qeverisja e AKR-së dhe LDK se do të jetë qeverisje e zhvillimit ekonomik, ne do t’i mbështesim idetë e rinisë dhe do t’i implementojmë ato. Këtë dinamizëm të rinisë nuk do ta zbehim, por do ta forcojmë”, ka thënë numri një i AKR-së.

Presidenti Pacolli foli edhe për indiferencën e institucioneve ndaj higjienës së përgjithshme publike dhe keqtrajtimit të natyrës dhe ambientit në Kosovë.

“Lumenjtë dalin nga shtrati, ndoten dhe pastaj rrugës depërtojnë nëpër toka pjellore dhe helmojnë çdo gjë”. Ai ka thënë se është për tu frikësuar se në çfarë norme është rritur përqindja e njerëzve të infektuar me sëmundje ngjitëse, ndërsa të gjitha këto sipas tij, vijnë si pasojë e moskujdesit për ambientin ku jetojmë.

“Ne bashkë me ju qytetarë, do ta kthejmë Kosovën në binarë dhe do t’ia japim shtytjen e duhur që i duhet për të ecur me hapin e kohës. Ne

kemi dëshmuar që mund ti ndryshojmë gjërat dhe këtë do ta bëjmë”, ka thënë ndër të tjera lideri i Aleancës Kosova e Re.

Ai më pas i ka ftuar në skenë kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, për të cilët është zotuar se do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës dhe se do t’i përfaqësojnë ata me dinjitet. Aziz Zuka

You Might Also Like