Futboll

Pajaziti: Gabuam në mbrojtje

Sadat Pajaziti, kryetrajner i SC Gjilani, ka mbetur i pakënaqur nga reagimi i futbollistëve të tij në duelin ndaj rivalit lokal Drita, të cilën të tijtë e humbën me rezultat 3-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i kuq e bardhëve thekson problemet me të cilat u ballafaqua ekipi i tij në këtë ndeshje, ndërkohë që bën thirrje për të ngritur kokën lartë edhe për të vazhduar tutje.

“Kemi luajtur shumë mirë. Kemi pësuar tre gola nga tre gabime, të cilat nuk është dashur të ndodhin, pasi që ishin gabime amatoreske. Sidoqoftë ishte ndeshja e parë e sezonit dhe nuk e kishim ritmin e duhur. Gabimet ishin të pafalshme, por ne duhet të ngritim kokën dhe të vazhdojmë për ti përmisuar gabimet për ndeshjet tjera”, deklaroi pas ndeshjes Pajaziti.

You Might Also Like