Futboll

Pal Dreshaj, kryetar i KF Deçiçi thekson se po ndihen si në shtëpi të vet

Pal Dreshaj, kryetar i KF Deçiçi, ka thënë se para kësaj ndeshje ka ndjenja të përziera, ngase ndeshja do të luhet në Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kjo është ndeshja e parë në histori të klubit që luajmë në Evropë. Është kënaqësi dhe krenari. Për ne është ky një rrugëtim i panjohur, një rrugë që nuk e kemi shkelur më parë, kjo do të jetë për ne një përvojë e madhe. Ne jemi duke e ngritur ekipin, jemi duke e ngritur skuadrën.

“Unë po e ndjejë vetëm si në shtëpinë time, ngase këtu jam shkolluar, këtu kam shumë miq, kam miq edhe nga Gjilani. Edhe Dritën në Tuz do ta presim si në shtëpi të vet”, ka thënë Pal Dreshaj, president i klubit.

Kryelajmi.com

You Might Also Like