LAJME

Para aksidentit ambasadorja turke kishte vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit e paraleleve turke në Gjilan

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, para aksidentit që eskorta e saj kishte pasur në afërsi të fshatit Mramor kishte qëndruar në Gjilan, ku ajo kishte takuar dhe ishte përshëndetur me nxënësit dhe mësimdhënësit e paraleleve turke në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Ajo ka qenë vizitore e shpeshtë e këtyre nxënësve, duke I inkurajuar ata në mësime dhe duke ua bërë me dije mundësitë e studimeve si në Kosovë, ashtu edhe në Turqi.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle gjithashtu kishin qenë vizitorë të shpeshtë të Ambasadës së Turqisë dhe mysafirë në ngjarje të ndryshme shtetërore ose kulturore.

Ndryshe mësohet se në këtë aksident ambasadorja turke ka pësuar lëndime serioze trupore

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është bërë pjesë e një aksidenti të trafikut në fshatin Mramor. Kiliç ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK. Për gjendjen e ambasadores ka folur për Express Avdush Bajgora shef i repartit të Emergjencës në QKUK.

Ai ka thënë se Kiliç gjendet në spital dhe pritet që në vijim  t’i bëhet edhe një CT abdominale.

“Ambasadoren e kam pranuar unë si shef i ekipet së reanimimit dhe gjatë pranimit ajo ka qenë e vetëdijshme. Janë bërë menjëherë analizat biokimike dhe hematologjike. Pastaj janë kryer edhe diagnostikimi tomografik dhe është konstatuar se ajo ka frakturë të klavikulës, frakturë të katër brinjëve në anën e majtë, kontuzione hemorragjike në mushkëri dhe si pasojë gjendja e saj është serioze por jashtë rrezikut për jetë”.

Bajgora ka thënë se Kiliç gjendet në spital dhe pritet që në vijim  t’i bëhet edhe një CT abdominale.

“Ende gjendet ne spital dhe pritet qe ne vijim  t’i behet edhe një CT abdominale”, ka thënë për Express, Avdush Bajgora shef i repartit te Emergjences në QKUK.

 

You Might Also Like