Gjilan

PDK: Buxheti i varfër i komunës, po rëndohet edhe më shumë

Dega e PDK-së në Gjilan, ka dalë me një kërkesë për Asamblenë Komunale të Gjilanit, por e cila nuk u përkrah, kurse kjo degë vlerëson se LDK e Gjilanit doli kundër financimit të projekteve nga Qeveria e Kosovës dhe po futet në kredi mbi 12 milionë euro.

Në një komunikatë zyrtare të degës së PDK-së në Gjilan është thënë se propozimi i Partisë Demokratike të Kosovë në Kuvendin Komunal të Gjilani për financimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u votua kundër nga Këshilltarët Komunalë të LDK-së, të cilët e refuzuan kërkesën e PDK-së që kredia nga Qeveria e Austrisë nëse miratohet, të planifikohet në buxhetin e Kosovës për të paguar kthimin e kësaj kredie 15 vjeçare në vlerën prej 12.2 milion euro.

PDK e përkrahë këtë projekt që është planifikuar në vitin 2012 në qeverisjen e saj, por mënyra e financimit të këtij projekti dhe futja e komunës së Gjilanit në borxhe edhe për 12 milion euro, është barrë e rëndë për buxhetin edhe ashtu të varfër të komunës së Gjilanit.

Propozimi ynë në Kuvendin Komunal ishte që ti rekomandohet Qeverisë së Kosovës, që këtë problem serioz të qytetarëve të Gjilanit, ta trajtoj meritueshëm dhe të merr obligim financimin e këtij projekti kapital, sikurse që gjatë viteve të fundit i ka financuar këtë kategori të projekteve me miliona euro nëpër komunat tjera të Kosovës, ndërsa Gjilanit ja ka ndarë vetëm nga 100 mijë euro.

Ky është diskriminimi më madh që po i bëhet qytetarëve të Gjilanit nga qeverisja e LDK-së dhe e Isa Mustafës si kryeministër i vendit, ndërsa kryetari i komunës Lutfi Haziri lavdërohet para qytetarëve me këtë hyrje në këtë kredi, që do të jetë barrë me dekada për xhepin e qytetarëve të Gjilanit.

 

 

You Might Also Like