Gjilan

PDK: Edhe çerdhet në Gjilan, rrezikohen nga qentë endacakë

Dega e PDK-së në Gjilan, ka shprehur shqetësimin e saj se në Gjilan edhe çerdhet e fëmijëve po rrezikohen nga qentë endacakë. Në një komunikatë të degës së PDK-së, të nënshkruar nga Shefik Surdulli, nga zyra e Informimit, është thënë se qentë endacak, janë bërë rrezik serioz për kalimtarët e rastit, sidomos për nxënësit e shkollave të qytetit në Gjilan dhe se tash më ky nuk është lajm.

Për çudi, një ditë, disa qenë, edhe të dera e kryetarit të komunës, ishin shtrirë dhe sikur prisnin ndonjë kockë apo “urdhrin ” e shefit të qytetit. Kjo nuk na bënë edhe aq, ngase, sa për ne, edhe në zyra le t’i hyjnë. Por, është shqetësuese pamja e sotme në mëngjes e një llave qensh, që po silleshin nëpër oborrin e shkollës fillore “Selami Hallaqi” dhe të çerdhes së fëmijëve në lagjen “Dardania”.

Sipas deklaratës së një prindi, i cili, po e dërgonte fëmijën në çerdhe, duke e parë rrezikun nga këta qenë, e ka lajmëruar policinë. Pasi policia janë deklaruar se kjo nuk është përgjegjësi e tyre, ky prind, ka pritë derisa janë larguar qentë për ta dërguar pastaj fëmijën në çerdhe.

Prandaj, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës,  Lutfi Haziri, ta kuptoj seriozisht rrezikun nga qentë endacak dhe të merr masa urgjente për largimin e tyre nga rrugët e qytetit.

You Might Also Like