Gjilan

PDK: Gjendje alarmante me mbeturina në qytet

Dega e PDK-së në Gjilan, këtë të shtunë ka dalë me një komunikatë e që ka të bëjë me mbeturinat në qytet, që nuk janë mbledhur tash e sa ditë.

Në komunikatën e plotë, të nënshkruar nga Shefik Surdulli, zëdhënës i degës së PDK-së në Gjilan, thuhet:

Për shkak mos interesimit të komunës për zgjidhjen e problemeve në Kompaninë Publike Regjionale “Eko-higjiena” në Gjilan, qytetarët e Gjilanit po përballen me rrezikun e jetës dhe shëndetit të tyre, nga vërshimi i mbeturinave në tërë qytetin, ndërsa në anën tjetër, investitorit privat austriak, po i rrezikohet investimi që ka sjell nga Austria në zhvillimin dhe mirëvajtjen e kësaj kompanie, përmes presioneve që po bëhen ndaj tij deri te sulmi fizik që ndodhi këto ditë ndaj drejtorit të kompanisë.

Përderisa kjo situatë e ka alarmuar Odën Ekonomike të Kosovës, e cila i thërret institucionet relevante të vendit që urgjentisht të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur investitorin austriak në Gjilan, kryetarit të komunës z. Lutfi Haziri, nuk po i bëhet vonë, duke mos e shqetësuar fare kjo situatë. Për më keq, ai dje, në bordin e drejtorëve është lavdëruar për menagjimin e mirë të situatës nga bora, pa e zënë fare në gojë bërllokun që e ka vërshuar tërë qytetin dhe fshatrat, për shkak të grevës së punëtorëve të “Eko-higjienës”.

Shqetësimin e qytetarëve, për rrezikun nga mbeturinat e shumta anekënd qytetit, dhe neglizhencën e komunës për tejkalimin e situatës, Prokuroria Themelore në Gjilan, e ka marrë seriozisht dhe ka filluar hetimet për gjendjen e krijuar, ndaj të gjithë akterëve të involvuar në ktë rast.

Pra, për situatën e krijuar në kompaninë “Ekohigjiena” në Gjilan, të gjithë janë vënë në aksion, përveç shefit të komunës, Lutfi Haziri, i cili, mbase akoma nuk është këndellur nga festat e fundvitit, dhe me sa duket, nuk i bënë edhe aq përshtypje për pasojat që po i sjell komunës së Gjilanit, por edhe imazhit të Kosovës në përgjithësi.

Nuk është e ndershme, z. kryetar, që të thirreni në emër të humanitetit karshi punëtorëve të “Ekohigjienës”, ndërsa në anën tjetër t’i lësh në mëshirën e fatit, pa as një ndjesi, së paku për t’i dëgjuar me vëmendje.

“Ekohigjiena” nuk është problem i pazgjidhshëm, por veç që do guxim dhe vullnet politik për t’u zgjidhur.

Prandaj, ftojmë kryetarin e komunës së Gjilanit që të pushojë spektaklet e panevojshme dhe të merret seriozisht me problemin e “Ekohigjienës”. Në të kundërtën, ai do të mbahet mend si kryetari i rekordeve negative, e edhe për kaq shumë mbeturina shesheve dhe rugicave të qyetit. Po nëse, z. Haziri, i mungojnë aftësitë dhe guximi për tu marrë esencialisht me këtë problem, atëherë le të hapet për ekspertët, shoqërinë civile, grupet politike, dhe këdo që ofron gadishmëri për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes.

 

You Might Also Like