Gjilan

PDK: Gjendje shqetësuese në fushën e arsimit

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, në konferencën e ftuar të jashtëzakonshme për media, ka paraqitur gjendjen shqetësuese në fushën e Arsimit, duke theksuar se kësaj keq qeversisje komunale i ka ardhur fundi. Lëvizjet e mbrendshme dhe sistemimi i tre drejtorëve të drejtorive komunale me kontrata të rregullta pune, përmes konkurseve të kurdisura dhe pa kritere, dëshmojnë dorëzimin e pushtetit aktual në Gjilan.

Drejtoria e Arsimi pothuajse vazhdimisht u menaxhua me ushtrues detyre dhe pikërisht në fund të mandatit prap udhëhiqet me UD, që me këtë rast dëshmon se me çfarë serioziteti është trajtuar njëra nga drejtorit kryesore për zhvillimin e një shoqërie, siç është drejtoria e Arsimit, thuhet nga Leonora Morina Bunjaku, anëtare e Komitetit të Arsimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Edhe pse premtim në fushatën e kaluar zgjedhore të LDK-së, është thënë se prioritet i prioriteteve do të jetë Arsimi, asnjëherë kjo nuk është dëshmuar por mbeti një premtim i parealizuar!

Edhe ky vit i ri shkollor filloi me shume pa rregullësi, në mungesë të gjërave elementare për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Mësimi ka filluar pa furnizim me ditarë, fletore pune, libër amë, fletore kujdestarie.

E vetmja gjë që është bërë edhe atë në dëm të qytetarëvedhe në të mirë vetëm të militantëve të LDK-së, punësim pa kritere por me baza partiake dhe nepotizëm, mos ndarja e orëve në aktive profesionale apo me kritere të dyfishta sipas preferencave të tyre, mos shpallja e orëve mësimore, mbajtja e punëtorëve pa konkurs.

Orët e mësimit zgjedhor vazhdojnë të ndahen sipas preferencave të menaxherëve dhe jo sipas dëshirës dhe nevojës së nxënësve.

Investimet kapitale të premtuara, ndërtimi i institucioneve parashkollore, hapësirave kreative, infrastrutkturës, sallave të edukatës fizike, asfaltimi i rrugës përskajë të kampusit të shkollave të mesme, furnizimi i laboratorëve me mjete konkretizimi, akoma mbeten vetëm premtim.

Gjatë kësaj qeverisje komunale jo që nuk u hap një shkolle e re, por një shkollë me investime milionëshe u mbyll duke trasnferuar nxënësit në objektin e shkollës së mesme teknike, duke vështirësuar mbarëvajtjen e orës mësimore prej 40 në 30 minuta, prej dy në tri ndërrime.

Me vite të tëra shkolla e mesme e mjekësisë hapi paralele, dy muaj pas fillimit të procesit mësimor duke shkaktuar parregullësi të shumta në këtë proces.

Sipas Udhëzimit Administrativ nr.08/2014 neni 9, disa drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve nuk i është ruajtur vendi i punës por i është shpallur me kohë të pacaktuar, duke ia humbur vendin e tyre të punës, me qëllim të vetëm punësimin e militantëve dhe familjarëve të LDK-së.

Ndryshimi i formës së organizimit të ekskurzioneve për maturant është i domosdoshëm sepse ai ka karekter edukativo arsimor dhe me karakter degjenerues dhe përfitues.

Integrimi i psikologëve dhe pedagogëve mbetet vetëm propozim në letër, përkundër insistimit tone në vazhdimësi. Pra në këtë qeverisje komunale nuk u praktikuan politikat e duhura zhvillimore për të avancuar por vetëm për të degraduar sistemin e arsimit, shtoi Leonora Morina Bunjaku.

Bujar Nevzati ish drejtor i drejtorisë së Arsimit, theksoi se si rezultat i tërë kësaj gjendje në Arsim dhe këto problem në fillim të vitit të ri shkollor, kanë të bëjnë si pasojë e keq menaxhimit të Prokurimit dhe kurdisjen e tenderëve për furnizim me material elementar pedagogjik, furnizim me ushqim dhe pije për institucione parashkollore dhe konvikt. Për katër vite komuna e Gjilanit nuk ka pasur të kontraktuar një kompani për furnizim me paisje elektronike për shkollat e Gjilanit.

Ka rritje enorme të dhënies së tenderëve kompanive jashtë Gjilanit, sikurse që është tenderi për një kompani nga Ferizaji që bënë furnizimin me ushqim dhe tjetra kompani nga Prishtina që furnizon me material pedagogjik, por që në realitet kjo kompani nuk e respekton kontratën me komunën e Gjilanit për furnizim me ditarë dhe material percjellës, sepse çmimet e kurdisura në këtë tender, ku për një ditar është ofertuar me 1 euro, e tani komuna e Gjilanit heshtë ndaj kësaj shkelje ligjore.

You Might Also Like