OPINION

PDK në Gjilan është opozitë dhe nuk i merr përgjegjësitë që me ligj i takojnë qeverisjes së LDK-së

Gjilan, 31 maj / Në seancën e sotme të KK Gjilan, ngrita çështjen e shpronësimit të pronave private në rrugën qarkore të qytetit, problem ky, të cilin u pa edhe sot se Komuna nuk e ka seriozisht dhe nuk preokupohet aspak me këtë çështje.

Me interesimin e disa pronarëve të atyre pronave, akoma të pashpronësuara, unë pyeta sot autoritetet kompetente të komunës, se deri ku ka arritur procesi i shpronësimit të atyre pronave, drejtori i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, z. Sadudin Berisha, me lehtësi dhe shpejt ma dha këtë përgjigje absurde: “Vet Kryeministri Haradinaj është zotuar se qeveria do ta merr përsipèr koston e shpronësimit të pronave të rrugës qarkore”, pastaj mua drejtua: “ju jeni ne koalicion qeverisës atje dhe ndikoni te kryeministri për këtë punë”, duke “harruar” se Gjilani qeveriset nga LDK e Lutfi Haziri dhe AAK-ja e z. Haradinaj si kryeministër, e jo nga PDK, as nga Kadri Veseli.
Pra, sipas kësaj teorie të drejtorit të LDK-së, PDK-së opozitare në Gjilan, na mbetet që të kujdesemi për t’ia hequr këtë barrë LDK-së në pushtet!
Prandaj kemi këtë niveli të qeverisjes lokale në Gjilan, qeverisje kjo që po vazhdon edhe në këtë mandat me këtë shkallë joserioziteti dhe papërgjegjëshmërie karshi interesave jetike të qytetarëve tanë me halle të shumta të përditshme.

Shefik Surdulli /Këshilltar Komunal, nga PDK/

You Might Also Like