Gjilan

PDK shfaq shqetësim me atë që po ndodh në “Eko-higjiena”

Dega e PDK-së në Gjilan ka dalë me një komunikatë rreth gjendjes në Kompaninë “Eko-higjiena”, të cilën po e botojmë të plotë.

“Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, qe një kohë të gjatë po i ndjek zhvillimet në Kompaninë “Eko-Higjiena” dhe shprehë shqetësimin e sajë për gjendjen në këtë kompani, e në veçanti për largimin e punëtorëve nga puna.

Mosmarrëveshjet në mes dy partnerëve në këtë kompani; Komunës së Gjilanit dhe “Moser Group” nga Austria, kanë krijuar një situatë të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për Komunën, qytetarët, e sidomos për punëtorët, të cilët janë viktimat e vetme në këtë rast.

Përkundër respektit dhe mirëkuptimit tonë për investitorin privat, megjithatë, ai duhet ta respektojë dhe përmbush marrëveshjen e Partneritetit Publiko-Privat (PPP), të respektojë të drejtat e punëtorëve ashtu siç parashihet me Ligjin e Punës si dhe me marrëveshjen e PPP-së (të lidhur në muajin maj të vitit 2012, ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe “Moser Group”-it austriak).

Ndërkaq, kryetari i Komunës Lutfi Haziri, duhet ti jep fund aktrimit që po e bënë me pompozitet përmes mediave, duke u shtirur si „engjëll” mbrojtës i punëtorëve. Gjithashtu, ai, përveç tjerash, duhet të jep përgjegjësi edhe për zvarritjen e tenderit – kontratës, që nga 1 korriku 2016, për mirëmbajtjen e hapësirave publike e gjelbëruese, parqeve, shesheve dhe pastrimit të rrugëve, e në anën tjetër, kjo punë, që prej atëherë, në mënyrë të kundërligjshme – pa kurrfarë tenderi – kontrate të punës, vazhdon të bëhet përmes punëtorëve të kompanisë „Eco-higjiena”, duke i mashtruar ata për pagesë retroaktive, ndonëse fati i tyre është i lidhur me këtë aktivitet.

Kryetari i komunës, ka përgjegjësi institucionale për monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Partneriteti Publiko-Privat, e jo ta zhvendos vëmendjen gjetiu”.

 

You Might Also Like