KRONIKË E ZEZË

Pengojnë personat zyrtarë në kryerjen e detyrave

“Pengimi i personit zyrtar në kryerjen detyrave zyrtare”

Me 14 korrik 2020 ,rreth orës 19:10, në Fshatin Kmetocë komuna Gjilan, Policia e Kosovës njësia e Trafikut Rajonal –Gjilan , krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe kontrollimin e shtuar në komunikacionin rrugor , kanë identifikuar të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës duke drejtuar mjetin nën ndikimin të alkoolit , i cili me veprimin e tij gjatë lëvizjes në rrugë kishte rrezikuar pjesëmarrësit tjerë ne trafik . Ai është ndalur nga njësitet e trafikut rrugor .

Pas ndaljes i dyshuari kishte shfaqur shenja te mos përfilljes ,duke u munduar që t’i shmanget vënies nën kontrolle nga ana e zyrtarëve policor .

I dyshuari me gjithë kundërshtimin dhe rezistencën që ka bërë, është arrestuar nga ana e policisë.

I dyshuari në përpjekje që t’i shmanget arrestimit është vetë lënduar në duar, për çka edhe i është ofruar tretmani mjekësor ,po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe njeri nga zyrtarët policor ,me rastin e përpjekjeve për të vënë nën kontrolle veprimet e pakontrolluar të të dyshuarit .

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit iniciohet rast për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen detyrave zyrtare” .

Materialet i përcillen PTH – Gjilan ,për procedim të mëtejme ligjor në procedurë të rregullt .

/////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

“Pengim ndaj personit zyrtar”

Me 09 korrik 2020, rreth orës 21:30, në Viti , Njësitet patrulluese gjatë zbatimit te planit Covid 19 bashkë me inspektorët komunal kane hasur në pengim të kryerjes së detyrës zyrtare, ku gjatë asistimit, i dyshuari M.K.SH. (pronari, dhe njëri nga punëtorët e kafiterisë “Kolos Bar” ) të cilët janë hasë në shkelje të urdhëresës së lëshuar nga Qeveria e Kosovës, për kufizim të punës me orar të caktuar, dhe të njëjtit kanë reaguar ndaj inspektorit komunal dhe policisë duke i kanosur me fjalë.

Ata janë arrestuar , dhe intervistuar në bazë të procedurave të parapara ligjore.

Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt në PTH.

You Might Also Like