ARSIMI

Pensionohet profesori i kimisë Isa Avdyli

 

Isa Avdyli, profesor i kimisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është pensionuar pas një pune mbi katër dekada në arsim  dhe tashti kur ka mbërri moshën 65- vjeçare ai me meritë kalon në pension.

Ai më herët kishte punuar edhe në shkolla të tjera në komunën e Gjilanit dhe jashtë saj, sikurse që kishte qenë fillimisht zëvendësdrejtor e më pas edhe drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan

 

Pak nga përvoja shumëvjeçare e profesor  Isa Avdylit

Që nga mosha e hershme duke qenë vetëm në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Natyrore- Drejtimi Kimi, Isa Avdyli filloi punën si mësimdhënës në Shkollën Fillore ” 16 Nëntori” -Kamenicë.

Duke vazhduar më tutje në Gjimnazin “Zenel Hajdini ” në Gjilan, e më pas edhe në Shkollën e Mesme Teknike (Gjilan).
Puna e tij dhe dashuria ndaj nxënësve e bëri që asnjëherë të mos ndahet nga arsimi dhe nga e ardhmja

Vite me radhë në arsim prapë rikthehet në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku emërohet si Zëvendës Drejtor afër 7 viteve dhe më pas si Drejtor i kësaj shkolle.

Si zëvendës drejtor gjatë kohës së luftës me forcat serbe ,ai fshehu gjithë dokumentacionin e shkollës në oborrin e tij , kështu duke rrezikuar veten dhe familjen sepse gjithmonë mbante shpresë se liria do të vij një ditë dhe të mos i humbasin vlerat që mësimdhënësit dhe nxënësit i kishin krijuar deri në atë kohë.
Puna e tij si drejtor u pëlqye dhe u ndihmua mjaftë nga Komuna dhe Organizatat e huaja për shume iniciativa dhe për një shkollë sa më të suksesshme.
Duke pas parasysh gjendjen e asaj kohe në vendin tonë, Isa Avdyli prapë u mundua të gjej zgjidhje për shumë probleme të nxënësve, e disa nga to janë edhe Uniformat e nxënësve, pajisjen e kabinetit të informatikës me kompjuter dhe rrethimin e Shkollës për siguri më të madhe të nxënësve.

Me ndarjen e Gjimnazit në dy Shkolla, ai vazhdoi punën në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti ” duke arritur përvojën e tij mbi 40 vjeçare deri në këtë ditë, pra në pensionim e tij.
Gjithmonë pozitiv dhe i hareshëm me nxënësit dhe kolektivin e tij, e bënë që personaliteti i tij të mos harrohet asnjëherë dhe të merret si shembull për shumë gjenerata në vazhdim.

 

You Might Also Like