Gjilan

Pensionohet zyrtari i Gjykatës, Atullah Qerimi

Zyrtari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Atullah Qerimi, është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune në këtë institucion, nga paslufta e këndej. 

Sindikata e këtushme i ka organizuar atij një ceremoni përcjellëse, duke i dëshiruar shëndet e lumturi në vitet e mëtejme, ndonëse shuma që marrin pensionistët kosovarë nuk ua garaton atyre as mirëqenien.

‘Kolegu ynë Atullah Qerimi u pensionua. Sindikata e Gjykatës Themelore në Gjilan i organizoi një ceremoni përcjelljeje. Atullahut i dëshirojmë jetë të lumtur dhe të gjatë në moshën 65+, edhe pse me 90 euro pension do të jetë e zorshme. Shteti i Kosovës duhet të mendojë seriozisht për mirëqenien e pensionistëve të vetë’, ka shkruar Shefki Daku, kryetar i Sindikatës.

You Might Also Like