Futboll

Për Dritën dhe Gjilanin nuk do të ketë kufizime për përgatitje

Dy ekipet gjilanase që do të marrin pjesë në garat evropiane, do të mund të përgatiten si është më së miri për këto ndeshje. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, që ka thënë se për Dritën dhe Gjilanin do të krijohen kushte të veçanta për përgatitje, ngase ato do të na përfaqësojnë në garat ndërkombëtare.

“Stadiumi dhe palestrat do të jenë të hapura për to. Ne po mundohemi që atyre t’u mundësojmë kushtet më të mira në ambientet që i kemi në këtë kohë pandemie”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

You Might Also Like