Gjilan

Për “Ecohigjienën” do të debatohet në Kuvend

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka miratuar të hënën raportin vjetor të kompanisë “Ecohigjiena” si dhe raportin e Komisionit komunal për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane dhe të dyja këto pika i ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se fjala është për një raport të Bordit të kompanisë “Ecohigjiena”, e cila funksionon në partneritet publiko-privat dhe jo të aksionarëve.

Bordi ka kërkuar që të raportojë para kuvendarëve të Gjilanit për punën dhe gjendjen në këtë kompani dhe ne, në bashkëpunim me shefat e grupimeve politike jemi dakorduar që t`ua japim këtë mundësi.

Në vazhdim do ta kenë rastin që të raportojnë në Kuvend edhe aksionarët, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Ajo ka thënë se për të dyja këto pika, përfshirë edhe këshillat lokale, për të cilat opozita ka pasur vërejtje, do të zhvillohet debat në seancën e Kuvendit.

You Might Also Like