KRONIKË E ZEZË

Për posedim droge një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurit S. V.

Me datë 13.09.2016 në automjetin e të pandehurit janë gjetur 16 paketime të mbështjella me foli plastike substancë narkotike të llojit marihuanë – me peshë 16 kilogramë e 615 gramë, të dedikuara për t’i transportuar në Beograd.

Me këtë veprim të të pandehurit, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

You Might Also Like