Viti

Për shak të rritjes së numrit të të infektuarve  me KOVID-19 nga e hëna  tri shkolla  do të vazhdojnë mësimin online

Për  shkak të rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19 si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrative tri shkolla fillore të Vitisë,  do të  kalojnë në mësimin online.

Shkollat që do të kalojnë në mësim online janë SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti , SHFMU “Nazmi Pajaziti” në Radivojcë, SHFMU” Skender Emerllahu” në Ramjan.

“Këto shkolla nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it”, thuhet në njoftimin e DKA-së.Tutje është thënë se shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës së ardhëshme.Aziz Zuka

You Might Also Like