Sportet me dorë

Përforcimi amerikan i RC Cola Drita arrin në Gjilan

 

Lojtari amerikan Xzavier Barmore ka rritur në Gjilan. Ai është përforcimi më i ri i RC Cola Drita, anëtare e Ligës së Parë të Kosovës në Basketboll.

RC Cola Drita është njëra prej ekipeve pretendente kryesore të Ligë së parë, për inkuadrim në Superligën e Kosovës në basketboll. Përforcimi më i ri  Xzavier Barmore, është i gjatë 1.83cm dhe iluan në pozitat fundore.

Barmore në dy stinorët e fundit ka qenë pjesë e kolegjit amerikan, “Aiken Pacers”, në NCAA, duke luajtur me mesataren prej 12.1 pikëve, 2.8 kërcimeve e 2.8 asisteve.

Arben Bislimi, ish kapiten i KB Drita e tash një ndër udhëheqësit e ekipit gjilanas ka bërë prezantimin më të ri, amerikanin që erdhi në Gjilan. RC Cola Drita është përforcuar edhe me një lojtar tjetër, shtatlartin Arian Mehmeti, i cili ditë më parë erdhi nga Sigal Prishtina.kryelajmi.com

 

You Might Also Like