Futboll

Përfundoi Kampi “Juventus”

Gjiganti italian Juventus nga Torino ka shtrirë rrjetin e tij edhe në Kosovë, pikërisht në qytetin e Gjilanit, ku është mbajtur kampi “Juventus” në të cilin kanë marrë pjesë fëmijë të grupomoshave të ndryshme dhe të cilët kanë punuar nën urdhërat e trajnerëve të ardhur nga Italia, të cilët janë asistuar nga trajnerë vendorë.

Siç ka theksuar Malazog Hoxha, nga sektori për Sport në Komunën e Gjilanit, trajnerët italianë kanë bartur përvojat e tyre tek talentët tanë. Ai ka uruar që disa nga këta të rinj që ishin pjesë e këtij kampi, në një të ardhme të afërt të bëhen pjesë e ekipit italian që njihet me emrin “zonja e vjetër”, apo edhe e ndonjë ekipi tjetër me nam.

 

You Might Also Like