Gjilan

Përfundon me sukses meremetimi i Urë së Kadrisë nga Shoqata “Pogragja”

 

Ura e Kadrisë e cila lidh fshatin Pogragjë me pjesën tjetër matanë lumit, ku shtrihet shumica e tokës së punueshme të pogragjasve tashmë duket ndryshe falë meremetimit të saj dhe rregullimit të anësoreve mbrojtëse nga fondet e shoqatës “Pogragja” me seli në Zvicër.

Meremetimi i Urës së Kadrisë e cila ishte ndërtuar në vitet 1979/80, ishte iniciativë e kryesisë së shoqëatës “Pogragja”, për ta shpëtuar atë nga shkatërrimi i tërësishëm, iniciativë kjo që gjeti përkrahjen e mërgimtarëve por edhe të pogragjasve që jetojnë në Pogragjë e Gjilan.

Nga një urë që ishte në shkatërrim e sipër dhe pa mburoja, ajo tashmë duket e re, atraktive për ta shikuar por edhe lehtë e kalueshme nga këmbësorët pas zgjerimit të saj dhe vendosjes së hekurave mbrojtës.

Në emër të kryesisë së shoqatës “Pogragja”, kryetari, Burim Jashari, sekretari, Blerim Salihu dhe koordinatori i shoqatës së Kosovë, Sami Durmishi, kanë falënderuar të gjitha pogragjasit që ndihmuan në përfundimin e këtij projekti i cili me renovim e tërësishëm dhe vendosjen e hekurave mbrojtës kushtoi rreth 6 mijë euro. Udhëheqësit e kryesisë së shoqatës “Pogragja”, thanë se kështu kanë realizuar një premtimet dhënë nga shoqata në Kuvendin e kaluar të shoqatës, por premtuan që projektet nuk do të ndalen.

Meremetimi i Urës së Kadrisë, është një nga dhjetëra projektet që shoqata “Pogragja” po realizon gjatë viteve në Pogragjë, pa harruar këtu edhe aksionet vullnetare dhe ato humanitare të ndërmarra në fillim të këtij viti gjatë mbylljes për shkaka të pandemisë COVID-19, për t’i dalë në ndihmë mbi 70 familjeve në nevojë .

Punimet për meremetimin e e kësaj ure i ka kryer ndërmarrja “Eti-Ndërtim”, kurse hekurat mbrojtës i ka punuar Menderim Hajrullahu .

Ndryshe, falë organizimit të kësaj shoqate, fshati Pogragjë është një nga fshatrat model për pastërti, mirëmbajtje të fshatit, varrezave dhe realizim të shumë projekteve, disa nga të cilët në bashkëpunim me komunën e Gjilanit.

Ura e Kadrisë para meremetimit

Ura e Kadrisë pas meremetimit

You Might Also Like