Te ndryshme

Përkujtim në 20 vjetorin e rënies: Arben Ramadani (13.06.1981 – 19.05.2000)

Përkujtim në 20 vjetorin rënies: Arben Ramadani (13.06.1981 – 19.05.2000) – Kokaj (Gjilan)
Pranvera e sivjetme edhe pse përvjetorët e dëshmorëve dhe ngjarjet në përgjithësi, sikur tubimet tjera, nuk mund të kujtohen ashtu si duhet; edhe pse kjo sëmundj me përmasa pandemi, ku jan pezulluar edhe këto data ndonëse ato po përkujtohen nëpërmjet rrjeteve sociale nga familjarët, të afërmit, shokët, dashamirët e qytetarët e shumtë. Para 20 viteve, kur forcat ushtarake-policore e paramilitare serbe, në pamundësi për t’u ballafaquar me Bombardimet e NATO-se dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Zonës Operative të Karadakut. Në Malësinë e Karadakut, pasiqë si kundervënie për humbjet në njerëz e dëmet në makinerinë luftarake, si në sulm edhe në tërheqje e sipër, forca serbe po zbrazte gjithë egërsinë shtazarake në njerëz të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq, në rrugë në shtëpitë e tyre e kudo që haste ata. Kështu me rezistencën e mirëfilltë të tyre u rreshtuan bijtë dhe bijat e UÇK-ës, e cila ndonëse me numër shumë fish më të vogël të ushtarëve, kundermasa luftarake, po bënte luftë në dy fronte; në njërën anë me forcat ushtarako-policore, e në anën tjetër ato paramilitare serbe, per disa ditë rresht Arbeni me njëitin e tij,rezistuan forcat pramilitare, për disa ditë të para të prillit, ishte jehona e krismave të Agimit në thyerjen e kufirit, edhe Arbeni me 2 dhe 3 prill 1999 në fshatin Kokaj, kur nuk u lejuan të thejnë rezistencën, barikadimin, deri sa erdhen përforcimet nga ana perendimore sëbashku me popoullatën e zhvendosur tërhiqen në anë juglindore. Inkuadrohet në njësitin e UÇK-së ZO e Karadakut së bashku me Ibrahim Fejzullahu Komandant i njësitit( tashmë Heroi i Kombit), Fazli Hajdarin, Fatmir Z. Arifi, Vasuf Zeneli, Qani Fejzullahun në logjistikën e ZOK të UÇK-së, Arbeni si korier dhe me detyra ushtarake logjistike 1998-99, përcolli përfaqësuesit politik dhe ushtarak nga pikat kufitare,si Tefik e Hanumshahe Zymberin nga Gjilani për Maqedoni, etj. Në mars prill 1999, Arbeni pas masakrave ndaj popullatës shqiptare së bashku me Agronin, B, Rexhpin nga Tasjani- Presheva, Besim Mustafën nga Kmetoci i Gjilanit, vazhdon stërvitjet në Veriun e Shqipërisë), ku jep betimin në rreshtimin në rradhet e UÇK-së. Rezistenca në Luginën e Presheves: Agron dhe Qani Fejzullahun 2000: I bashkohet rradhës së të rinjve në Kosovë Lindore të UÇPMB-së. Më pastaj sëbashku i’u bashkohen rradheve të Zonës kufitare të i’u Zinës së Preshevës. Edhe Komandant i ZOP të UÇPB-se, Mustafë Shaqiri – Shpëtimi ndër tjerash thekson se Arbeni i Kokajve, gjate vietëve 1998-1999, i bashkohet njësitit të Preshevës për të luftuar dhe dhënë hakun armikut serb, për ta mbrojtur nga bandat serbo-çetnike pjesën e okupuar të Kosovës Lindore. Po aty,në fjalën e bashkëluftëtarit të Arbenit, Agron Fejzullahu me këtë rast, vuri në spikamë virtytet e larta prej luftëtari, të dëshmorëve. Ai ka porositur se ata që dinë të çmojnë sakrificën më sublime për liri, paqe, përparim dhe integrim nuk do të shuhen kurrë. Kjo dëshmon se populli është për t’u përmbushur amaneti e atyre dhe vetëm kur të përmbushet ky amanet, ata do të prehen në tokën për të cilën ranë. Bashkëluftëtari i Arbenit, Vasuf Zeneli, kujton se Arbeni si çdo i ri, shkojnë në brigaden 124, Shqipëri për stërvitje për t’u kthyer më vonë me njësitin e gjejme në zonën e tij, Arbenin e gjejmë me njësitin e tij; duke operuar maleve të Karadakut. Ndërsa Agron Fejzullahu, një nga bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë : Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Lugunës, ai ra dëshmor i parë, duke kaluar zonën kufitare, derisa ishte me njësitin e tij. Ai ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.

Jeta – Arben Sadik Ramadani (13.06.1981 – 19.05.2000) Z.O.K-ut. UÇK-se, si dhe UÇPMB-se se Preshevës – Brigada 113. Arben Ramadani ishte një ndër të parët në pregaditjen e luftës së UÇPMB-së. Ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit.Pas luftës së UÇK-së menjëherë u radhit në organizimin e luftës në Z.O. të Preshevës ku mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë doti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së.Arbeni shërbeu në kuadër të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu” Z.O. e Preshevës.

KRONOLOGJIA E JETËS SË ARBENIT 1981: U lind më 13 qershor 1981, në fshatin Kokaj (ish Inatoc), 19 kilometra në juglindje të Komunës së Gjilanit. Është fëmija i dytë, pas motrës Zjaveres, nga gjashtë fëmijë që kishin bashkëshortët Sadik (Qahil) Ramadani e Regjije (Ibrahim) Fejzullahu – Ramadani, pas të cilit vinë edhe fëmijët e tjerë: Adnani, Mejdiu, Qahili, Fatlumi dhe Fitorja. 1992: Familja e tij shpërngulet nga fshati Kokaj, ku i kreu 4(katër) klasë të shkollimit fillor në vendlindje, prej nga emigroi në qytetin e Gjilan dhe vendoset në vendbanimin Arbëria ( ish Qenar Qeshmja), në jug të qytetit. 1993-1996: Regjistrohet në shkollën fillore “Abaz Ajeti” të qytetit në klasën e pestë, ku kreu shkollimin fillor. 1996- 2000: Fillon mësimet në vitin e parë të shkollës së mesme në Shkollën teknike “Mehmet Isai”, drejtimi i tekstilit të qytetit. 1992/97ː Intensivisht është i pranishëm në Lëvizjen liridashese të Kosovës, për liri dhe demokraci. Është i pranishëm në demonstratat që organizohen në Gjilan dhe në Kosovë për Kosovën Republikë, por edhe për liri dhe demokraci në Kosovë, për drejtat e shqiptarëve në trojet etnike gjithandej. Arbeni përkundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe trysnisë së pushtetit policor nuk i ndahet shkollimit, dhe mbrojtjes së shkollë shqipe. 1998/99:
Merret qysh herët krijimtari letrare dhe here pas herë me shkrime, ditar lufte, leksikon, poezi nga të cilat i’u botuan pas vdekjes në të përditshmen Epoka e Re, Prishtinë, 2000 si edhe te “Ushtima e maleve”, nr.5, 2001. Arbeni, bie në dashuri, por në ditarin e tij nuk jep të dhëna të tjera pos një fotografije dhe takimeve me të dashurën e tij…. 1989-99: Më 19 maj, Arbeni plagoset në krahëror me armë zjarri nga policia serbe në vendin e quajtur Kodra e Gares, te kufiri administrativ me Preshevën, dhe “dërgohet për hospitaliim urgjent nga Brigada shumekombeshe e Lindjes, KFOR-i amerikan” nga pika “Apokalipsia” në Pogragjë, përcillet me helikupter ushtarak për në Spitalin fushor të Kampit Bondsteel, Sojevë,Ferizaj ̪. Operohet dhe përpiqet të mbijetojë deri më 20 maj, kur vdes nga gjakderdhja e brendshme në krahror, ku ishte qëlluar me dy plumba, deri sa po kalonte kufirin me njëitin e tij . Arben Ramadani varroset në praninë e qindra qytetarëve e bashkluftëtarëve të tij të shumtë (UÇK- UÇPMB), anëtarëve të familjes dhe qytetarëve të tjerë liridashës të Gjilanit, Preshevës, Bujanocit, Kumanovës me rrethinë.
*Citatet&Memorial: Arbeni ishte në qelulat e para në rradhet e UÇPMB-së, aja ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën iu bashkangjitën djemtë më të mirë të atdheut, prandaj ai edhe vepra e tij ishte e pavdekshme, siç janë edhe ata 2001-2002 si si edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë, pra gjaku i tyre i derdhur në shumë beteja të luftës së fundit të UÇK-së dhe të UÇPMB-së.
U lexua testamenti te pllaka përkujtimore në Kokaj, pasiqë u bënë vizita dhe homazhe nga Shoqata e veteranëve, bashkë-vendasve dhe bashkëluftëtarëve, në organizim të SHVL së UÇK-së e UÇPMB-së nga Nazmi Hajdini, kryetar ( dërguar me e-mail)
Pllaka përkujtimore e Arben Ramadanit e shpalosur në përvjetorin e parë të rënies, si dhe një rrugë në Lagjen Arbëria Rr.Lidhja e Prizrenit të Gjilanit, Arben Ramadani mban emrin e tij.[8]-Libri[3] Shtëpi në Kokaj, Rivarroset në Varrezat e dëshmorëve në Gjilan te Memoriali i të rënëve me 28 nëntor 2011, Gjilan.( Kujtime me bashkeluftetaret e Arben Ramadani)

You Might Also Like