Viti

Përkujtohen në 21 –vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë dëshmorët  Njazi Rexhepi dhe Florin Maliqi

Sot më 6 Maj  2020 u bënë 21 vite nga rënja heroike e dy  dëshmorëve të kombit nga komuna e Vitisë Njazi Rexjhepit nga Sllatina e Eperme dhe Florin Maliqit nga Sadovina e  Qerkezve  të cilët  ranë në altarin e lirisë te Rrasat e Koshorës në betejen e lavdishme me forcat serbosllave.Ata sot me pietet u përkujtuan pak ma ndryshe se vitet e tjera për shkak të masave  kufizuese të Pandemisë, por që edhe në kushte të tilla  ata u përkujtuan për të mos u harruar nga qytetarët, bashkvendasit si dhe bashkëluftëtarët.

Fahradin Hoxha, njëri nga bashkluftarët e ttyre  duke përkujtuar veprën heroike të tyre por jo vetëm të tyre por edhe të dëshmorëve shprehet se dy bashkluftetarët e mi dy djem sy patrembur të cilet ishin ardhë nga perendimi, Njazi Rexhepi nga Sllatina e Epërme i cili kishte ardhur nga Italia dhe Florin Maliqi nga Sodovina e Qerkezve i ishte bashkuar UCK-së nga Gjermania, ranë në betejen e laabdishme  te  Rrasat e Koshares aty ku lufta bëhej 24 orë, pa ndërprerë,ku kishim përpara nesh një makineri me mijra mercenar e ushtar serb e rus,duke luftuar në afersi në disa metra nga istikamet serbe ,në mbrëmjen 6 Majit 1999 ata treguan trimri të jashtzakonshme .Lufta ishte shumë e ashpër sepse  luftohej pa nderprerë nga orët e para te mengjesit diku pas ores 10:00 të mbremjes më që rast  ranë të dy në vijen e parë të frontit ranë për të mos vdekur kurr!

Lavdi deshmorve te kombit Njazi Rexhepi dhe Florin Maliqi! u shprehë me lot në sy ,bashkëluftëtari i tyre Fahredin Hoxha nga Sllatina e Poshtme.Ndryshe Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve, Nijazi Rexhepi dhe Florin Maliqi një delegacion i kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë sot homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti dhe kanë vendosur kurore lule. Homazhe kanë bërë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, Avdyl Bajrami nga OVL- UÇK, dega në Viti dhe të tjerë të cilët tek varrezat u pritën nga familjarë të dëshmorëve.Aziz Zuka

 

You Might Also Like