Viti

Përshtypjet e njërit nga anëtarët më të rinj të Shoqërisë Bjeshkatare”MAJA” Reshat Alidema  nga ekspedita e eksploruese në fshatin Curraj i Epërm në Shqipëri

Fshati  Curraj i Epërm është fshat i thellë malor në veriun e Shqipërisë dhe konsiderohet si një ndër fshatrat më të bukura të Alpeve Shqiptare,sh është shprehur fillimishtë në bisedë që patëm me Reshat Alidemën nga Pozharani një apasionant I flakët I natyrës  I cili edhe vet përkujdeset për mbrojtjë e saj. Duke folur rreth përshtypjeve të tija për këtë rrugëtim Reshat shpreheti :

 

 

Ditë më parë  ShB “MAJA” ka organizuar me sukeses  edhe një ekspeditë të radhës përkatësisht një udhëtim eksplorues në fshatin Curraj i Epërm, një atraksion i rrallë në pjesën veriore të Shqipërisë.

Fshati Curraj i Epërm është një fshat i vogël mu në zemër të Alpeve shqiptare në zonën e Nikaj-Mërturit. Përmendet shumë për natyrën e virgjër me atraksione të shumta natyrore, historinë, kulturën dhe ushqimet tradicionale.

Një ënderr që mu realizua falë edhe kësaj ekspedite të SHB ”Maja” nga Gjilani

Një ëndërr të kamotshme për ta vizituar Currajn e Epërm, një ndër fshatrat më të izoluar në hapësirën shqiptare, e realizova ditë më parë, bashkë më Shoqërinë Bjeshkatare “MAJA” dhe grupin e mrekullueshëm, pjesëtarët e të cilët i falënderoj me radhë për besimin që patën ndaj  meje si anëtarë më I ri I kësaj shoqërie që isha edhe pjesmarrë për herë të par që iu bashkangjita  nje ekspedite të tillë.nesh si organizatorë.

 

Dua te theksoj se paraprakishtë ne bëmë edhe një udhëtim edhe në rajonin e Bjeshkëve të Nemuna në Kosovë ku edhe pushtuam majen më të lartë “”Hajle”” në lartësi mbidetare 2043 metra ,thotë Reshat  Alidema. “Përshtypjet për atë vend dhe sjelljet e grupit do të vazhdoj t’i ruaj gjitha përshtypjet që morra nga kjo ekspeditë.

 

Dëshiroj që edhe pëmes këtij shkrimi edhe publikishtë ti  falenderoj udhëheqësin e kësaj ekspedite Agim Kajtazin, por edhe  Beharin që kishin një andërr për në Curraj, vend i djersës dhe mundit për ne e për vendasit edhe i gjakut, fotot e realizuara tregojnë për bukurit e kësaj pjese të shqiptaris,krojet me ujt e ftohtë, lumi i pastër si loti,malet shkëmbore që syri të pushon duke i shikuar..

 

 

 

Gjatë kësaj ekspedite që e përfunduam me sukses të gjithë ne  I kemi  shijuar gjatë gjithë kohës bukuritë që dhuron shtegu, jo i lehtë, për t’u ngjitur në këtë fshat të izoluar pa rrymë e pa mjete të teknologjisë dhe vetë fshati si i tillë, duke mos harruar dhe mikpritjen e pronarëve të dy bujtinave në të cilat kemi kaluar natën,shprehet Alidema.

 

Duke u mbështetur në këto pohime, përzemërsisht falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për përgatitjen dhe sjellje e tyre dinjitoze, gjatë gjithë kohës. Deri në ngjitjet tona të radhës gjitha të mirat. Të gjithë anëtarëve të kësaj shoqërie të mrekullueshme.

 

 

“ Këtë  ëndërr të kamotshme për ta vizituar Currajn e Epërm, një ndër fshatrat më të izoluar në hapësirën shqiptare, e realizova para paak ditësh, bashkë më Shoqërinë Bjeshkatare “MAJA” dhe grupin e mrekullueshëm, pjesëtarët e të cilët i falënderoj me radhë për besimin që patën ndaj  meje si anëtarë më I ri I kësah Shoqërie” u shprehë në fund  të këtij bashkëbisedimi Reshat Alidema nga Pozharani.

Aziz Zuka

You Might Also Like