OPINION

Personat që u pushkatuan nga komunistët pas shtatorit të vitit 1944

zajmi Shkruan: Ukshin Zajmi

Pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi komunist I instaluar në territorin e ish- Jugosllavisë, ku me dhunë e në mënyrë tinëzare u bashkua edhe Kosova dhe në këtë sistem mbetën edhe shqiptarët jashtë territorit të Shqipërisë londineze, filloi aksionin për eliminimin e elementeve kundërshtarë. Në këtë aktivitet u zhdukem me mijëra e mijëra qytetarë të trojeve të Jugosllavisë, të cilët me gjyq e pa gjyq u ekzekutuan e pushkatuan. Për të qenë skandali edhe më I madh për zhdukjen e këtyre qytetarëve, të cilët u etiketuan me shumë epitete si: armiq të popullit, dezerterw, kolaboracionistw, renegatë, kundërshtarë të pushtetit komunist dhe etiketime të tjera, familjet e tyre nuk u njoftuan, madje me urdhëresë edhe u urdhërua që varrezat kolektive e individuale të këtyre të ekzekutuarve të rrafshohen e të zhduken.

Ministria e Punëve të Brendshme

Republika Federative Popullore e Jugosllavisë

Fa.sek.nr.63

9.VIII.1946

Beograd

 

Lënda: varrezat fashiste-zhduki

Ministrisë së Punëve të Brendshme

Republika Popullore e Sllovenisë

Lubjanë

Me urdhëresën tonë prej 18 majit të vitit 1945 nr.1253 është thënë që varrezat apo varret individuale të okupatorit fashist të largohen duke u rrafshuar për tokë, kështu që të zhduket çdo gjurmë e ekzistencës së tyre dhe të eliminohen gjurmët të cilat do të përkujtonin okupatorin e zi. Nëse kjo urdhëresë deri më tash nuk është realizuar, është domosdo që menjëherë të ndërmerren masa që kjo urdhëresë përpikërisht të zbatohet dhe të zhduken të gjitha gjurmët e varrezave apo varret individuale.

Për realizimin e urdhëresës  duhet të na lajmëroni.

Vdekje fashizmit-Liri Popullit!

Ndihmësi i

Ministrit të Punëve të Brendshme

P.Iviqeviq

fletorjadokumenti

Ministria e drejtësisë e Serbisë në vitin 2010, ka formuar Komisionin për varrezat sekrete te të vrarëve pas 12 shtatorit të vitit 1944, e cila është urdhëruar që të hulumton nëpër arkiva dhe përmes ndihmës së personave okularw, që kanë parë vrasjet apo varrimet, të zbulon emrat e të pushkatuarve dhe vendet e varrimit të tyre. Në këtë kontekst, ky komision ka komunikuar edhe rezultatet e punës njëvjeçare për vitin 2011. Në këtë raport është e përfshirë edhe territori i Kosovës, i cili është i ndarë në katër rajone: rajoni i Anamoravës me komunat:Gjilan, Dardanë, Viti e Artanë, rajoni i Kosovës me komunat: Gllogoc, Kaçanik, Fushë Kosovë, Lypjan,Obiliq, Podujevë, Prishtinë-qyteti, Ferizaji,  Shtimja dhe Shtërpca, rajoni i Pejës me komunat: Deçan, Gjakovë,Istog, Klinë dhe Pejë, dhe rajoni I Mitrovicës me komunat: Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq dhe Serbicë.

Në këtë raport janë dhënë edhe emrat e të vrarëve, që ky komision i ka zbuluar gjatë vitit 2011 me këto të dhëna: numri, mbiemri dhe emwr, emri i prindit, viti i lindjes, vendi i lindjes dhe vendbanimi, ndërsa në rubrikë të posaçme edhe informatat detale. Ne rubrikën e fundit të materialit të botuar në faqen e Ministrisë së drejtësisë të Serbisë  për shumicën e të regjistruarve shënohet data e pushkatimin, kualifikimi armiqësor, vendi ku ndodhet emri i personit  dhe disa të dhëna të tjera.

Në raport, në emër të katër rajoneve të Kosovës dhe 25 qyteteve të sajë, janë publikuar emrat e 1.836 vetave, ndërsa vetëm për katër komunat e Anamoravw  janë të evidentuar 93 veta, prej tyre 28 i përkasin komunës së Gjilanit (ashtu është evidentuar edhe pse  kur jepen detaje shihet se nuk janë të gjithë të këtij vendi), 61 komunës së Dardanës, 3 komunës së Vitisë  dhe 1 komunës së Artanës (Novobërdos).

Vlen të theksohet se evidentimi i personave është bërë në bazë të deklaratave të tyre apo të ndonjë mënyre tjetër, nga se mbiemrat  që tash i kanë familjarët e tyre nuk ekzistojnë, andaj identifikimi i tyre është pak si i vështirë, por se familjarët  apo edhe bashkëvendësit e tyre mund ti identifikojnë.  Në vazhdim po japim listat e të regjistruarve në këtë raport për rajonin e Anamoravës, me të dhënat që u përmendën pak më lartë, sipas komunave.

Gjilani

1.Muslija  Isak, Muharren, 1922, Gjilan, Gjilan, 31.12.1948, Nish, armik i popullit

2.Bajram Hasani,  Velekincë, Velekincë, 16.1.1945, Kolaboracionist, Lista Pejë

3.Jahja Ibrahim,                             Dragancë, Dragancë, 13.1.1945, spiun, Lista Pejë

4.Riz  Avdul                                     Gjilan, Gjilan,  16.1.1945, armik i popullit, Lista Pejë,

5.Ramiz Ajdari,                               Dragancë, Dragancë, 13.1.1945, kolaboracionist, Lista Pejë

6.Odalloviq Tomo, V.                     Vrellë, Vrellë,  25.12.1944 Kolaboracionist, Lista Mitrovicë

7.Musa Osman                                Gjilan, Gjilan, 29.11.1944, Kolaboracionist, Lista Mitrovice

8.Ademoviq Bislim,                        Verbicë, Verbicë, 27.12.1944, armik i popullit, Lista Mitrovicë

9.Asani  Beqir  Adem,                    1907,         Dobërçan, Dpbërçan, 1944,i arratisur, lista Kamenicë

10.Asani Ali, Tasim                        1909, Dobërçan, 1944, i pushkatuar,lista Kamenicë, në fondin e BIA-së

11.Ameti Ramadan                       1902   Dobërçan, 1944, i pushkatuar, i arratisur, Lista Kamenicë, BIA

  1. Sadikoviq Feriz                                    Cërnicë, i pushkatuar, lista  e të pushkatuarve, Arkivi ushtarak

13.Miftar Ismaili                           1905, Livoq i Poshtëm, 21.02.1949,armik i popullit,fondi i BIA-së

14.Gash Mark Ilaz                        1910, Gjilan, 1944,kolaboracionist-agjent,Libri i 2-të, Ferizaj

15.Avdil Ramadan-Dil                  1907, Gjilan, 1944, i denuar me vdekje,Nediqevc, libri i 2-të, Pozharevc

16.Zhiriq Stojadin-Dine Kera,     1917, Gjilan, 1944, i denuar me vdekje, Arkivi ushtarak, Kosmet

17.Radisavleviq Selimir,       1925,   Stanqiq,1945, i denuar me vdekje,arkivi ushtarak,divizionet proletare

18.Anijeviq Bejta             Grizime, 08.06.1945, armik i popullit,arkivi ushtarak,libri i gjyqit ushtarak Ferizaj

19.Baftija Agushi,   Sllatina e epërme, 29.03.1945,kriminel lufte, Libri i gjyqit ushtarak Ferizaj

20.Ajdari Arsllan,         Ribnik, 29.03.1945, kriminel lufte, libri i gjyqit ushtarak Ferizaj

21.Shabijeviq Mexhid,   Sadovinë,  31.03.1945,kriminel lufte,libri i gjyqit ushtarak Ferizaj

22.Ramadani Zymer,    Zhegër, 06.08.1945, kriminel lufte,libri i gjyqit ushtarak Ferizaj,

23.Ametoviq Rashid      Mirosalë, 13.05.1945,kriminel lufte, libri i gjyqit ushtarak Ferizaj

24.Kadriq Ramiz,         Tygjec,   05.10.1945,  armik i popullit, libri i gjyqit ushtarak Ferizaj

25.Emilloviq Asan,   Gjilan,  05.08.1945, kolaboracionist-agjent,Libri i gjyqit ushtarak Ferizaj

  1. Bajrami Avdyll          Sllatina e epërme,16.05.1945, armik i popullit, libri i gjyqit ushtarak Ferizaj

27  Amza Jakub            Gumnishtë,   11.01.1945, pjesëtar i Forcave të armatosura shqiptare, arkivi ushtarak, lista e përsonave të pushkatuar 1944-1945

  1. Furunoviq Qedomir, Millan, 1907, Gjilan, 26.07.1951, Goli Otok, Libri i të dënuarve sipas IB

 

Këta janë emrat e evidentuar në vitin 2011, nga Komisioni për varrezat sekrete dhe të te vrarëve të formuar nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, por për Kosovë janë evidentuar vetëm emrat, dhe siç po shihet edhe nga lista e Gjilanit, shumica e tyre nuk janë nga komuna e Gjilanit. Megjithatë, publikimi i këtyre emrave sikur zvogëlon dhembjen e familjarëve por sërish mbetët sekret vendvarrimi i tyre. Për këtë do të ishte mirë që ata që dinë vende të varrezave sekrete, t’i lajmërojnë ato në organet komunale. Herave tjera do të publikojmë edhe emrat që evidentohen në listat e komunave tjera të Anamoravës.

 

You Might Also Like