Libri

PËRTEJ DIELLIT

Ismet Rashiti

PËRTEJ DIELLIT
Përtej flakës së diellit në lindje,
Ti lexoj rrudhat në fytyrë, Kosovë,
Lotët e njomë, masakrat, përdalë,
Vërasjet dhe krimet e dyta me fjalë !

Përtej zjarrit të diellit në perendim,
Ta shoh luftën, gjakun, guximin,
Në male e fusha anë e mbanë,
Dhe betimin në Flamur, gjak dhe nënë !

Përtej shkëlqimit të diellit në mbrëmje,
Ti kërkoj eshtrat që të humbën pa nishan,
Dhe bishat e karpateve që zgërdhihen,
Me fjalët më të rënda se plumbat të vërajnë!

Përtej diellit të shpresës në horizont,
Zhgënjimi m’i ka venitur ëndrrat, idealet,
Nga urrejtja për njëri tjetrin, o Zot,
Për poste pa emër që të bëjnë rob !

Përtej diellit të përulur në tokë e qiellë,
Dëgjoj frymëmarrjen tënde plotë shqetësim,
Ti marrë në gjoks plagët që kërkojnë shërim,
Në shuplakë dore të mbaj me fjalën betim !

You Might Also Like