Sportet luftarake

Pesë klube gjilanase të karatesë pjesëmarrëse në “Struga Open 2017”

Pesë klube gjilanase të karatesë KK Drita, KK Dardania, KK Elita, KK As dhe KK Katana do të marrin pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë “Struga Open 2017”, i cili do të mbahet në qytetin e bukur shqiptar buzë Liqenit të Ohrit.

Ekipet gjilanase edhe kësaj radhe do të marrin pjesë me shumë garues dhe pritet që atje të zbarkojnë 70 deri në 80 karateistë, kurse është komuna e Gjilanit ajo që ka siguruar transportin për pjesëmarrësit.

Turneu do të jetë i tipit të hapur dhe në të do të marrin pjesë karateistë nga shtet e rajonit. Si gjithherë, ekipet gjilanase presin medalje, ngase edhe në të kaluarën kishin qenë pjesëmarrës në këtë turne, i cili është i katërmbëdhjeti me radhë.

You Might Also Like