Arti pamor

Pikturat e nxënësve të Shkollës së Artit Pamor “Adem Kastrati“ nga Gjilani pjesë e ekspozitave ndërkombëtare, promovojnë imazhin e Kosovës


Fondazioni zviceran “Ibrahim Kodra”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Evropiane, Fondacionin GAA, Muzeun e Kosovës, Shkollën e Artit Pamor “Adem Kastrati” nga Gjilani, SOS fshatrat dhe Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë,me përkrahje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës,Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prezantoi në Bienalen e Venecias ekspozitën me punime të ketyre nxënësve me titull : “New Urbanistic and Culture of Cohabitation in Kosovo“.

Kjo ekspozitë, e cila ka përfaqësuar shtetin tonë ka qenë e hapur për vizitorë nga data 26 Maj deri më 25 Nëntor 2018 në Venecia të Italisë.

Tematika e punimeve ishte se si fëmijët dhe të rinjtë kosovarë e imagjinojnë dhe duan ta shohin të ardhmen e vendit të tyre.

Pas përfundimit të ekspozitës në Venecia,më 16 Janar 2019 këto piktura.

u ekspozuan ne Galerine e Artit ne objektin e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës me titullin “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë”.

Ky aktivitet u mundësua si rezultat i bashkëpunimit,organizimit dhe mbështetjes së madhe të Z.Ilhan Kyuchyuk (Pjesëtar i Parlamentit Evropian) gjithashtu me përkrahje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës,Ambasada e Kosovës në Bruksel dhe Fondacioni Zviceran Ibrahim Kodra.

Me qellimin e njejte nga data 1 Shkurt deri më datën 8 Shkurt 2019, Këto punime do të prezantohen në Objektin e Ambasadës së Kosovës në Bern(Zvicër) me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës(Ministrive të lartpërmendura),Ambasadës së Kosovës në Zvicër,Muzeun e Kosovës dhe Ambasadën e Zvicrës në Kosovë.

Pas kësaj ekspozite do të vazhdojë xhiroja e ekspozimit të këtyre punimeve dhe në shumë shtete të tjera evropiane.
Këto fotografi dhe piktura të ekspozuara janë të vendosura rreth pikturës së famshme të Ibrahim Kodrës:”Piktura për Qytetin e Ri” ,një vepër e Artistit tonë të madh,e cila reflekton bashkëjetesën natyrore dhe kulturore në Kosovë. Interesim të veçantë shprehin fotografitë,pikturat dhe vizatimet e fëmijëve të cilat shprehin botën e tyre shpirtërore për natyrën dhe jetesën e përbashkët në shtetin e ri- Republiken e Kosoves.

Emrat e nxënësve pjesëmarrës në këtë ekspozitë nga Shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati“ ne Gjilan janë;

1.Engjull Zymberi
2.Riga Haxhiu
3.Edona Rexhepi
4.Alma Pajaziti
5.Valton Arifi
6.Eliza Kastrati
7.Arbnor Rexhepi
8.Lueza Kastrati
9.Rinesa Rexhepi
10.Anila Ibrahimi
11.Leonita Krasniqi
12.Ervedon Shkodra
Shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan i shprehet mirënjohëse Fondacionit Zviceran “Ibrahim Kodra” për mundësinë e dhënë të bashkëpunimit dhe promovimit të talentit të nxënësve të tyre në këtë nivel kaq të lartë ndërkombëtar.

You Might Also Like