KRONIKË E ZEZË

Plagosje në Karaçevë të Epërme

Një person është plagosur me armë zjarri në Karaçevë të Epërme të Dardanës, kurse policia këtë rast e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Siç ka theksuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Policia e Kosovës në Kamenicë është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri. Njësitet patrulluese iu kanë përgjigjur  thirrjes dhe me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari me banim rezident në fshatin Karaçevë e Epërme komuna Dardanë deri sa ishte nё njё aheng familjar, kishte marrë armёn e zjarrit, AK-47, dhe në mënyrë të pakontrolluar kishte shtёnё dy (2) herë ku njё predhё kishte depёrtuar pёrmes dritares nё shtёpinё tё kushëririt dhe kishte goditur nё pjesёn e pasme tё krahrorit viktimёn femër. Në vendë ngjarje janë gjetë dy gёzhoja.

Viktima ёshtё dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit. Fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore sipas raportit të mjekut është në përmirësim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e hetimeve Rajonale, ku është bërë procesimi i vendit të ngjarjes, është konfiskuar arma e llojit AK-47 (pa numër) me një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm që dyshohet të jetë përdorur në vend të ngjarjes.

Janë intervistuar familjarët në prezencë të prokurorit të shtetit , është arrestuar i dyshuari dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit lënda procedohet në Gjykatë.

Edhe përkundër apeleve dhe kampanjave vetëdisuese nga ana e Policisë së Kosovës, po ka raste kur nëpër ahengje dhe gazmende familjare fatkeqësisht po përdoren armë.

Policia e Kosovës gjatë gjithë vitit po vazhdon kampanjën vetëdisuese “Festo me zemër pa armë”.

Përdorimi i armëve nga personat e pa autorizuar është vepër penale dhe e dënueshme me ligj, në radhë të parë rrezikohen antarët e vetë familjes por edhe të tjerët.

Policia e Kosovës deri tani ka arritur ti lokalizoj disa raste të tilla dhe kallëzimet penale për përdorim të armëve nëpër ahengje familjare janë dërguar në Gjykatë, policia do të jetë e përkushtuar në zbatim të ligjit dhe për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

 

You Might Also Like