Viti

Po bëhën të gjitha pregatitjet e duhura insitucionale për organizimin e shënimit të 15 Gushtit “Ditës së Zojes së Madhe” në Letnicë

Në komunëën e Vitisë tashmë janë duke u bërë të gjitha pregatitjet e duhura për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”-kësaj feste fetare katolike që mbahet në Letnicë më 14 dhe 15 gusht.
Për këtë qëllim Institucionet komunale të Vitisë, janë mobilizuar bashkë me mekanizmat tjerë si Policinë e Kosovës, Drejtoritë komunale, Kompanitë “Eco Higjiena” e “Hidromorava”,Njësinë e “Zjarrfikësve”, Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare etj , në mbarëvajtjen e këtij Manifestimi fetar.
Në një takim të përbashkët të mbajtur së fundi të ktyre mekanizmave, është hartuar edhe plani i veprimit, ku janë përcaktuar përgjegjësit e të gjithë mekanizmave të përfshirë në këtë aktivitet, shprehet Skender Ahmeti ,drejtor I Inspekionit në këtë komunë.
Në bazë të këtij Plani, Institucionet komunale obligohen që të ofrojnë shërbimet e nevojshme, të cilat kërkohen. Në mbledhjen e mbajtur nga përfaqësuesit e të gjithë mekanizmave, u theksua se përgatitjet për shënimin e këtij manifestimi janë në përfundim e sipër për organizimin sa më të mire ku pritet të jenë një numër i madhë pjesmarrësve që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij manifestimi fetar katolik.Aziz Zuka

You Might Also Like