ARSIMI

Po mbahen provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

Që nga ora 9:00 në  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e plotësues,  për vitin akademik 2019-2020  të studimeve themelore – bachelor  do të regjistrojë 488 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet,  deri më 25.09.2019

Kandidatët të cilët nuk mund të pranohen, kanë të drejtë ankese, më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakultetet përkatëse më datë 28.09.2019 duke filluar nga ora 10.00.

You Might Also Like