Futboll

A po realizohet skenari i Tahir Batatinës

Llapi – Drita 1-0

Përfundon ndeshja

87′ Goditje e fuqishme e Jonuzit, sërish në vend Kirev

82′ Endrit Krasniqi ka tentuar ta zë në befasi portierin Haxho nga gjujtja e lirë, por ‘gardiani’ i Llapit reagon mirë me gjithë vështirësitë

79′ Ahmed Jonuzi tenton, pret Kirev

72′ Gooool… Festim Alidema ka realizuar eurogol me të majtën

55′ ‘Predhë’ e Hamdi Namanit, vendimtar Kirev me pritjen e tij

51′ Rast i mirë për Llapin, Bujar Idrizi nga gjuajtja e lirë godet tërthorësen

46′ Starton pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë!

43′ Xhevdet Shabani (Dri) nuk e arrinë një top nga Kyrian Nwabueze dhe shpërdoron një rast të 100%.

25′ Festim Alidema (Llap) gjuan me kokë nga afërsia, por pret ‘gardiani’ Mario Kirev.

24′ Ahmed Januzi (Llap) gjuan me kokë, por goditja e tij shkon vetëm mbi portë.

11′ Haxhi Neziraj (Dri) gjendet në pozitë ideale për të shënuar, por goditja e tij shkon lartë mbi portë.

08′ Mario Kirev (Dri) grushton topin në fundore, duke i mohur gol të sigurt Ahmed Januzit.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Haxho, Emini, Sinani, Prençi, Idrizi, Namani, Maliqi, Zeqiri, Alidema, Selmani, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Drita: Kirev, Osmani, Limani, Gërbeshi, Berisha, B.Shabani, Krasniqi, Neziraj, Haxhimusa, Xh.Shabani, Nwabueze. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Isak Ceroviku

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

You Might Also Like